E diskutoi me sukses diçka të tillë në 2017 dhe do ta bëjë përsëri. Ljuis Hamilton është sot më i pjekur, me famë më të madhe, pra me më shumë mundësi për të diskutuar një rinovim kontrate sipas kushteve të tij. Edhe pse në moshën 34-35-vjeçare, piloti britanik duket po kaq në formë sa edhe në të kaluarën, ndaj edhe Mercedesi pritet të “kandiset” për të pranuar.
“Nuk kam ndonjë urgjencë për të rinovuar kontratën, – thotë kampioni i botës, – së pari dua të jem në formë për Botërorin, dhe të mos shpërqëndrohem për këtë çështje”. Mediat shkruajnë se kërkesa e anglezit është që të jetë i lirë nga detyrimet e ndryshme me Mercedesin, për të ndjekur interesat e tjera të jetës së tij. “Njerëzit shpesh gjykojnë se liria është diçka e keqe, por është e kundërta, – shprehet ai, – Mercedesi më ka lejuar që të jem i lirë, që të bëj atë që dua, jo që të kufizohem në veprimet, në fjalët e mia, apo në mënyrën sesi duhet të vishem”.
Hamilton është 6 herë kampion i botës dhe synon rekordin e Mikael Shumaherit që ka 7. Kontrata e tij me Mercedesin vlen deri në 2021, ndërsa atë besohet se e kërkon edhe Ferrari. Për momentin, fiton 40 milionë paundë në vit, ndërsa mund të arrijë në 60 milionë.
Sfidanti.al