Barça, Abidali i kërokn fajlje (me vonesë) Lionel Mesit!

“Nëse kam mësuar diçka nga kjo histori, është fakti se punët e shtëpisë nuk dalin në Pazar”. Këto ishin fjalët e Erik Abidalit, drejtorit sportiv të Barcelonës, pas konfliktit të hidhur me Lionel Mesin. Francezi u pyet për këtë, në konferencën për shtyp për prezantimin e sulmuesit të ri të ekipit, Martin Brejthuejt. Abidali ishte shprehur më parë, për “Diario Sportin”, se futbollistët nuk ishin të kënaqur me trajnerin Valverde, ndaj edhe ai këshilloi që trajneri të largohej. Kështu edhe u bë, por Mesi deklaroi se u ndje i sulmuar dhe reagoi në rrjetet sociale, duke sulmuar Abidalin. “Shpesh është thënë se lojtarët heqin trajnerin tek Barcelona, – tha Mesi, – kështu më ka ndodhur edhe tek Argjentina, por problemi është kur këtë e thotë dikush në klub”.

Sfidanti.al