Është vetëm 21 vjeç, por duket se i ka marrë gjenet e duhura nga ati i tij i famshëm. Ianis Haxhi është djali i legjendës së Rumanisë, George Haxhit, dhe tregoi se mund të synojë të bëhet i madh, duke shënuar 2 gola për Gllazgou Rejnxhërsin në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës ndaj Sportingut të Bragës. Sulmuesi i ri rumun ndihmoi skocezët në një përmbysje emocionuese nga 0-2 në 3-2, duke pasur tani moral të lartë për ndeshjen e kthimit në Portugali.
Në fushë ishte edhe sulmuesi i ri i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjithashtu një lojtar shumë i mië që u mburr nga trajneri i tij, Stiven Xherrard, por sidomos shkëqimi i takoi Haxhit të ri. “Jam shumë i lumtur, – tha Ianisi, – e gjithë familja ime ishte në stadium dhe unë ndihem me fat që shënova dy gola, ndërsa babai im po më ndiqte nga afër. Ashtu si babai im, unë dua që të luaj sa më mirë dhe të fitoj trofe, shpresoj që t’ia dal, ndonëse dueli ndaj Bragës nuk ka përfunduar ende”.
Sfidanti.al