I pari duhet të luajë më mirë, ndërsa i dyti nuk mund të largohet “falë fare”. Ky është mendimi i Antonio Kontes për Kristian Eriksenin dhe Milan Shkriniarin. Mesfushori danez ishte titullar dhe shënoi në fitoren e Interit 2-0 në Bullgari ndaj Ludogorecit për Ligën e Europës. Kjo nuk mjaftoi që ai të merrte vlerësimin e plotë nga Konte. “Erikseni duhet të gjejë ritmin e duhur, përpara sesa të ketë mundësi të aktivizohet më shumë, – tha Konte, – ai mund të luajë shumë më mirë se kaq, pasi unë e di se çfarë potenciali ka”. Përsa i përket Shkriniarit, trajneri zikaltër thotë se nuk do të jetë e lehtë për klubet që duan t’ia marrin Interit. Barcelona dhe Mançester Siti thuhet se interesohen për të, por klubi italian duket se do të kërkojë 90 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit nga Sllovakia.
Sfidanti.al