Të rritesh nën hijen e vëllait të sukssesshëm nuk është aspak e lehtë, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një kampion të shumëfishtë si Lewis Hamilton i cili angazhohet shumë edhe në hallet e familjes. Vëllai i tij, Nicolas është një nga njerëzit më të afërt të Lewis që e ka mbështetur në çdo kthesë të karrierës, e madje edhe financiarisht. 32-vjeçari ka pasur një mbështetje të vazhdueshme nga Leiws për të marrë pjesë në garat British Touring Car Championships (BTCC) dhe gjatë muajve të fundit, ai nuk ia ka ndërprerë mbështetjen financiare edhe pse Nicolas krijoi varësi ndaj kumarit e madje ka falimentuar për këtë shkak. Disa herë ai ka menduar edhe vetëvrasjen por në krahun tjetër, Lewis i ka dalë në krah në këto momente të vështira. Ai thekson se ka hedhur pas krahëve lidhjet me bixhozin. Për të paguar borxhet ka shitur edhe pasurinë e vetme, një makinë Mercedes C63. Lewis nuk e ka trajtuar asnjëherë ndryshe edhe pse nuk kanë mama të njëjtë, ndërsa në moshën 18-muajshe Nicolas është diagnostikuar me një sëmundje që ndikon në ekujlibër dhe lëvizje. Mjekët parashikuan që ai nuk do të ecte asnjëherë, por sot ai është i pavarur në lëvizje e madje nuk ka nevojë as për karrige me rrota. Nicolas deklaron se Lewis ka punuar shumë dhe i ka qëndruar pranë duke e ndihmuar të bëhet djali që është sot.
sfidanti.al