Akil Gjakova ndalohet në Morinë

Xhudisti pejan, Akil Gjakova është dërguar në paraburgim nga Policia e Pejës, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria disa ditë më parë. Xhudisti është denoncuar nga bashkëshortja e tij para disa ditësh për ‘dhunë në familje’. Pavarësisht kësaj, ai nuk është dorëzuar në Polici edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme, duke bërë që Policia e Kosovës të lëshoj urdhër për arrestimin e tij. Pas këtij urdhri erdhi edhe reagimi i Federatës së Xhudos, e cila deklaroi se janë të bindur në pafajësinë e Akilit dhe se ai do të dorëzohet tek organet posa të arrijë në Kosovë. Një gjë e tillë edhe ka ndodhur, pasi zëdhënësi i Prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar ndalimin e xhudistit.

sfidanti.al