Me fitoren 4-2 përballë Atletiko Madrid, Borusia Dortmund jo vetëm që mori një biletë në gjysëmfinalet e Ligës së Kampioneve, por edhe ka rritur ndjeshëm fitimet monetare. Deri më tani klubi nga Ruhri ka siguruar 85.89 milionë euro nga ecuria në Champions. Sipas ekspertëve të ardhurat nga dy takimet e radhës do të bëjnë që klubi në fjalë të arkëtojë minimalisht deri në 100 milionë euro. Ky është sezoni i fundit ku UEFA shpërndan bonuset në bazë të katër kritereve siç janë: bonusi i pjesëmarrjes, koefiçenti i renditjes, bonusi në lidhje me arritjet në fushë dhe market pool-i.
sfidanti.al