Ratzinger, Papa tifoz i Bayern Munchen

Pak ditë më parë mbushi 97 vjeç por Joseph Ratzinger nuk përbën lajm vetëm për këtë fakt apo sepse për tre vite ai ka drejtuar Vatikanin pasi arsyeja është më sportive. Ne në Zona 30 evidentojmë një aspekt me të panjohur të Papës tashmë të tërhequr. Gjatë 3 viteve si papë, ai ka prekur argumentete e sportit në më shumë se 50 raste ndërsa është e ditur që përveçse mbrojtës i vlerave etike, filozofike, teologjike, ai është edhe një njeri shumë i lidhur me sportin. Tifoz i Bayern Munchen që në fëmijëri, ai u bë më vonë edhe ortak nderi në klubin gjerman sepse për Ratzinger, nuk bëhet fjalë vetëm për sport por për një gjë shumë më të thellë e shpirtërore që ka lidhje edhe me jetën përtej vdekjes. “Në këtë aspekt loja është një lloj rikthimi në Parajsë, largimi nga rutina, jeta e përditshme dhe nevoja për të fituar bukën e gojës. Sporti është nevojë për të jetuar lirinë e asaj që nuk është e detyruar por e bukur”, deklaroi kohë më parë Ratzinger.

sfidanti.al