Vijnë në Tiranë 5 trofetë e Manchester City-t

Për admiruesit e futbollit, sot në Kryeministri u hap një ekspozitë me trofetë prestigjiozë si Premier League, Champions League dhe FA Cup të fituar nga Manchester City. Trofetë ekspozohen sot nga ora 13:00 deri në 19:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) te kryeministria dhe më pas më 18 prill në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania”. Ekspozita do të zgjasë për dy ditë radhazi. MIRËMËNGJES  dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t’i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë!

sfidanti.al