Pas fitores kundër Denverit. Greg Popoviçi u bë trajneri me më shumë fitore, duke drejtur të njëjtin ekip, në historinë e NBA-së amerikane dhe, kështu, e kaloi idhullin e tij të kohës së fëmijërisë, Xheri Slloan të Juta Xhezit. Sidoqoftë, në San Antonio, prej disa kohësh, janë mësuar që të mos t’u kushtojnë shumë vëmendje rekordeve. “Ai nuk ka nevojë për asnjë lloj rekordi dhe as për shifra që të kuptohet sesa i rëndësishëm është ai për klubin dhe në të gjithë Ligën gjatë 20 viteve të fundit”, vuri në dukje argjentinasi legjendar Manu Xhinobili pas triumfit të San Antonis ndaj Denverit 121 – 97.
Greg Popoviçi e drejton këtë ekip që nga viti i largët 1996 dhe më këtë fitore ai kaloi edhe idhullin e tij të fëmijërisë, Xheri Slloan, ndërsa pas tyre vjen Red Oerbahu i Bostonit me 795 fitore. Triumfi i Popit, sikurse e quajnë shkurt Popoviçin, bëri që ai të jetë 207 fitore mbrapa rekordmenit absolut në historinë e NBA-së, Don Nelson, që ka qenë trajner në 31 sezone dhe ka realizuar 1335 fitore, por me katër ekipe të ndryshëm.
Sfidanti.al