Beker: Fitoret nuk janë e drejtë ekskluzive vetëm të Gjokovicit dhe Marrejit

Legjenda e tenisit botëror, Boris Beker, thotë se duhet të pritet një ndryshim të “fytyrave” në kreun e tenisit botëror, se viti 2017 do të jetë shumë më i ndryshëm në krahasim me vitin e kaluar dhe se provë e parë, në këtë drejtim, ishte turneu i fundit Australian Open. Bekeri që deri vjet ishte trajner i Gjokoviçit, tha se ky i fundit dhe Marrej nuk do të jenë kaq dominues si më parë dhe se Federeri dhe Nadali do të kthehen në skenën e madhe.

“Rafa Nadali dhe Rozher Federeri u kanë dërguar Marejt dhe Gjokoviçit një sinjal të qartë se ata janë kthyer. Nadali, tani, është favorit për të fituar Rolan Garosin dhe ai e ka treguar shumë mirë se çfarë është në gjendje që të bëjë. Finalja e tyre në Melburn ishte e jashtëzakonshme dhe arriti në pesë sete, si një roman mjaft i bukur. Askush nuk e priste se ata të dy do të luftonin për titullin, pasi ata vinin pas dëmtimeve dhe të dy janë mbi 30 vjeç. Federeri e meritoi fitoren, pasi në fund u tregua më i guximshëm”, tha Bekeri që, sa u përket spekulimeve të shumta për marrëdhëniet e prishura mes tij dhe Gjokoviçit, vuri në dukje se “ne vazhdojmë që të jemi miq të mirë dhe shpesh bisedojmë njëri me tjetrin”.

sfidanti.al