Greg Popoviç vendos një tjetër rekord në karrierën e madhe në NBA

San Antonio fitoi në fushën e Dallasit 97-91 në ndeshjet e fundit në NBA, dhe trajneri i saj, Greg Popoviç, vendosi një tjetër rekord në karrierën e tij të madhe. “Pop” u bë njeriu i stolit që arriti më shpejt se të gjithë numrin e 500 fitoreve jashtë fushe. Kjo në Dallas, ishte përballja e 835-të në karrierë në fushë kundërshtare për Popoviçin, që la pas me 41 takime, legjendën tjetër Pat Rili.

Ai u ndihmua nga loja e skuadrës së tij, ndoshta jo në maksimumin e lavdisë, por ende shumë e fortë. Olldrixh shënoi 32 pikë, ku me rëndësi ishin sidomos 8 pikët gjatë pjesës së katërt dhe të fundit.

Sfidanti.al