Grizman po kritikohet tek Atletiko, por duket e ka gjetur ekipin e ri!

Antuan Grizman nuk po jeton ditët e tij më të lumtura tek Atletiko, dhe një pjesë e tifozëve po e kritikojnë, veçse ai duket i qetë. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi francez e ka gjetur ekipin e tij të ri, dhe ky do të jetë Barcelona. Në një garë të madhe ndaj Mançester Junajtidit, katalanasit duket se kanë arritur gjënë kryesore, të bindin lojtarin, me të cilin kanë një akord në parim. Kështu shkruan “El Mundo Deportivo”.

Sakrifica e katalanasve duhet të jetë e madhe, pasi Atletiko e ka dyfishuar klauzolën e shitjes së 26-vjeçarit, dhe tani ajo është 170 milionë euro. Mançester Junajtid ishte, në verë, pranë marrjes së Grizmanit (ndonëse edhe Barça ishte në lojë), por vetë sulmuesi vendosi të qendronte për të ndihmuar klubin e tij, të dënuar nga FIFA për të mos bërë blerje.

Sfidanti.al