Golden Stejti tregon veten në Hjuston, në “festën” e Tompsonit

Nëse duhen dëshmi se je gati për të mbrojtur titullin, një ndeshje si kjo është rasti i duhur. Golden Stejti arriti një fitore të mundimshme, por nga ato që të japin lavdinë, 106-104 në fushën e Hjustonit, dhe treguan se mbeten favoritë për kurorën e NBA-së. Suksesi ishte i rëndësishëm jo vetëm sepse u arrit në Arenën e njërit prej rivalëve kryesorë, por edhe sepse erdhi në mungesë të yllit kryesor, Kevin Durantit të dëmtuar.

Kapiteni Klej Tompson (në foto) u tregua i denjë për shiritin duke shënuar 30 pikë e kapur 6 topa në tabela. Shumë të zotë edhe Demarkus Kouzins, që luajti ndeshjen më të mirë për Golden Stejtin, me 27 pikë, 8 topa në tabela, 7 asistë e dy vjedhje topi, ndërsa Stefën Kërri shtoi 24 pikë, 4 tabela, 5 asistë e 2 vjedhje topi.

Tompson kaloi shifrën e 200 gjuajtjeve të realizuara për tri pikë, dhe ky ishte sezoni i 7-të në karrierë që e bën, një rekord historik në NBA, që ai e ndan tani me shokun e ekipit, Kërrin. Xhejms Harden shënoi 29 pikë, kapi 3 topa në tabela e shërbeu 10 asistë, por gaboi shumë për tri pikë.

Sfidanti.al