Gjokoviçi operon dorën, përsëri një pauzë e re për kampionin serb…

Media zvicerane shkruan se Novak Gjokoviçi operoi dorën në Bazel dhe se, tani, ai ndodhet në një proces rehabilitimi. Ish-tenisti më i mirë i botës sapo ishte kthyer në fushat e tenisit mbas një pauze rreth gjashtëmujore. Në turneun e rëndësishëm Australia Open ai u mund nga koreanojugori Cung dhe, mbas humbjes, shkoi për ta operuar dorën në Zvicër.

Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga kampi i Gjokoviçit për operacionin dhe sesa do të pauzojë ai, por nga Zvicra njoftohet se atij i është bërë një ndërhyrje kirurgjikale në dorë. Spekulohet se Novaku është operuar në klinikën, ku shkojnë dhe i kurojnë dëmtimet e tyre edhe tenistët e tjerë të njohur.

Sfidanti.al