I sinqertë Venger?“E lejova Zhirun që të ikë për shkak të Mundialit”!

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, thotë se ai e lejoi sulmuesin francez, Olivie Zhiru, që të largohej, me qëllim që ta ndihmonte atë që të merrte pjesë në Kupën e Botës Rusi-2018. Zhiru, ditën e fundit të këtij sezoni transferimesh që u mbyll më 31 janar, u largua nga Arsenali, duke u bashkuar me Celsin, me të cilin nënshkroi një kontratë njëvjeçare.

“Zhiru është popullor midis lojtarëve dhe anëtarëve të klubit. Të gjithë u mërzitën, kur ai u largua nga neve për te Celsi rival, por ai donte që të luante për Francën në Kupën e Botës. Për këtë arsye, ne e lejuam atë që të largohej”, deklaroi Vengeri.

Zhiru luajti me Arsenalin gjatë pesë viteve e gjysmë dhe, në 253 ndeshje, ai ka shënuar 105 gola, kurse për ekipin përfaqësues francez ai ka shënuar 29 gola në 69 ndeshje.

Sfidanti.al