“Me të vërtetë, po i gëzohem kohës që po kaloi me ekipin tim. Dhe një ditë, kur ta mbyllë karrierën më fushë, do të mendoj që ta vazhdoj karrierën si trajner. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por edhe privilegj”, tha asi serb. Tenisti më i mirë i Serbisë gjatë të gjitha kohërve, ish-nr.1 prej një kohe të gjatë në ranglistën e ATP-së, Novak Gjokoviç, vuri në dukje se ndjehet mjaft mirë, kur luan me ekipin e tij përfaqësues në Kupën Dejvis. Po ashtu, ai tha se i pëlqen ideja që, një ditë, ai të bëhet trajner i këtij ekipi.
Sidoqoftë, kjo është biseda e tij e parë për planet e ardhshme, pas përfundimit të karrierës së tij në fushë, ndërkohë që tenisti serb konfirmoi se mbetet i “hapur” për pjesëmarrjen në ekipin e Serbisë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Dejvis kundër ekipit homolog të Francës. “Një ditë, kur do ta përfundoj karrierën në fushë, do të mendoj definitivisht që ta vazhdoj atë si trajner. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por edhe një privilegj, sepse të ngre në skenën e madhe të tenisit botëror, ndërkohë që, me përvojën dhe dijenitë që ke për këtë sport, mund të mësohen mjaft mirë të rinjtë”, dekkaroi Nolja (Novaku) në sajtin zyrtar të Kupës Dejvis
sfidanti.al