Numri 1 i botës ia doli me sukses në ndeshjen e parë në fushë pas dështimit për të marrë pjesë në Grand Slemin e parë të vitit në Australian Open. Tenisti serb fitoi 2-0 me sete, me rezultatin 6-3 e 6-3 ndaj italianit Lorenco Muzeti në Dubai. Kjo ishte sfida e tij e parë pas 80 ditësh dhe Nole u duk në formë të mirë. Qindra tifozë e pritën Gjokoviçin në Dubai që përpara sesa të luante, ndërsa ai u detyrua të firmoste autografe dhe të bënte foto me ta. “Nuk mund të kërkoja pritje më të mirë, – tha Nole, – as nuk mund të kishte vend më të mirë për të nisur nga e para. Isha i emocionuar dhe i nervozuar pasi nuk e dija sesi do të shkonin punët”. Nole nuk u lejua në Australi sepse ishte i pavaksinuar dhe pohoi së fundi se mbetet i gatshëm të sakrifikojë karrierën për të mos shkelur parimet e tij.
Sfidanti.al