Gjokoviç ka fituar deri tani në karrierë gati 170 milionë euro!

Mbi 5 milionë i janë shtuar vetëm gjatë këtij viti, pra deri në fitoren në “Rolan Garos”. Novak Gjokoviç është me diferencë tenisti që ka marrë më shumë para nga fusha e lojës, duke lënë pas gjigandët Rozher Federer dhe Rafael Nadal. Pa llogaritur sponsorë e kontrata të tjera, Nole ka 169 762 762 USD të fituara në të gjithë karrierën e tij si tenist profesionist. Nga ana tjetër, ai nisi javën e 388-të në krye të renditjes botërore ATP, që është gjithashtu një rekord.

Sfidanti.al