Numri 1 i botës nuk e pati shumë të vështirë, ndonëse as nuk bëri ndonjë shëtitje. Edhe pse Novak Gjokoviç ndihet në barin e Uimbëlldonit sikur të jetë në shtëpinë e tij, ai luftoi fort për 2 orë e 19 minuta ndaj hungarezit Marton Fuçoviç. Në të vërtetë, tenisti serb fitoi 3-0, por rezultati i seteve nuk ishte me diferencë shumë të madhe, 6-3, 6-4 e 6-4 dhe hungarezi luftoi pa kompromis. Natyrisht, nuk qe një pengesë shumë e madhe për kampionin e dy sezoneve të fundit në Londër (në 2018 e 2019), që synon fitoren edhe këtë vit, pasi sezoni i kaluar u anulua për shkak të koronavirusit. Gjokoviç ka 19 fitore në Grand Sleme, një më pak se dy rekordmenët Rozher Federer e Rafael Nadal. Ai arriti fitoren numër 100 në karrierë në Uimbëlldon, ndërsa synon titullin e 6-të. Rekordmen është Federer me 8. Nole do të luajë në gjysmëfinale ndaj kanadezit Denis Shapovalos që mundi 3-2 rusin Haçanov.
Sfidanti.al