Eriksen, nga finalja e Europianit në ëndrrën për të vazhduar karrierën

Kanë kaluar tashmë disa ditë, aq sa për të qenë më i qetë dhe për të menduar se e keqja ka kaluar. Kristian Eriksen për momentin po shlodhet në plazh dhe po ndjek kombëtaren e tij të Danimarkës që vazhdon Europianin. Një foto me një fëmijë, diku në bregun verior danez në Tisvildeleje, ka bërë që të ndiqet në rrjetet sociale nga miliona njerëz, ndërsa fëmija 11-vjeçar shkruajti në Instagram: “Çfarë fati të takosh njeriun për të cilin flet gjithë bota”. UEFA e ka ftuar në finalen e “Uemblit”, ku Erikseni shpreson të jetë Danimarka, ndërsa nuk dihet sesi do të shkojë puna me karrierën. Interi ndoshta e ka një shpresë, por siç shkruajnë mediat italiane, vështirë se ai të kthehet në Serinë A. Destinacionet më të mundshme, Anglia, Danimarka apo Holanda.

Sfidanti.al