Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit zyrtarizoi kalendarin e Botërorit të Formula 1 të vitit 2020. Risia qëndron se për herë të parë në këtë kampionat do të jenë 22 gara në kalendar për të shënuar edhe rikthumin e Cmimit të Madh të Holandës që do të zhvillohet në pistën e Zandvort, ndërkohë që për herë të parë do të zhvillohet Cmimi I Madh I Vietnamit.
Janë përcaktuar edhe etapat thelbësore të këtij kampionati; në 19 shkurt nisin testet dimërore në pistën e Montmelo në Barcelonë, ndërkohë që sezoni do të nisë në 15 mars, si zakonisht me Cmiumin e Madh të Australisë, në Melbërn. Në 6 shtator do të zhvilloihet Cmimi I madh I Monzës, ndërkohë që kampionati do të mbyllet me garën në Abu Dhabi në 29 nëntor
Ndërkaq, pista holandeze ashtu sikurse edhe ajo vietnameze është ende në pritje të homologimit të saj për shkak të punimeve për modernizimin. Për të u fol edhe mundësia e bllokimit të saj për një kauzë ambientaliste, por duket se ky rrezik nuk ekziston më.
Përsa u përket testeve parasezonale ato do të ndahen në dy faza.Testet e para do të zhvillohen ne 19-21 shkurt ndërsa të dytat në 26-28 shkurt, gjithnjë në pistën e Montmelo në Barcelonë
FIA bëri të ditur gjithashtu se në mbledhjen e Këshillit Botëror u diskutua edhe për disa modifikime në rregulloren sportive për sezonin e ardhshëm, por nuk u specifikua se për cfarë bëhej fjalë. Ndërkaq në 31 tetor do të publikohet rregullorja e kampionatit të Formula 1 për vitin 2021 që parashikon të reja të rëndësishme teknike, financiare përvecse atyre sportive.
Sfidanti.al