Dris Mertens është njeriu I momentit te Napoli. Futbollisti belg është në kuotën e 114 golave të shënuar me fanelën e kësaj skuadre dhe është vetëm 1 gol lar Maradionës në klasifikimin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Napolit, ndërkohë që rekordin e ka Marek Hamshik me 121.
‘Të kaloj Marekun? Mund të ndodhë-tha Mertens-nëse e thyej rekordin e tij është e sigurt se do ta marr në telefon, por më parë duhet ta arrij këtë objektiv
Konttrata e Mertens me Napolin skadon në vitin 2020, por te kjo skuadër belgu duket se ka gjetur dimensionin e tij.
‘Pas 7 vitesh këtu, ndihem napoletan-vijoi Mertens-është bukur të jetosh në Napoli, më pëlqen këtu. Flas gjuhën, gjithcka është perfekte. Ndihem mirë kur tifozët këndojnë emrin tim, pas një goli kjo është akoma më e bukur. Kam shumë miq, kam njohur shumë persona dhe kjo më jep kënaqësi. Njerëzit e kanë parë që që nga momenti që kam ardhur këtu, jap gjithnjë maksimumin në fushën e lojës dhe jashtë saj, përpiqem të jetoj si tifozët
Në fund Mertens foli për cështjen e titullit në Serinë A.
‘Lufta për titullin është më e hapur se kurrë sepse Juventusi po has në vështirësi në gjetjen e fitoreve të lehta si dikur-vijoi Mertens-por po I merr pikët, ashtu sikurse edhe Interi. Nuk duhet të humbasim pikë, duhet të vazhdojmë të japim maksimumin, të punojmë në 100% dhe të shpresojmë që të mund të vijë kjo gjë e bukur’.
Sfidanti.al