McLaren dhe Vandoorne marrin sanksionin e parë në këtë Botëror të Formula 1. Piloti belg i skuderisë angleze do të nisë garën e kësaj fundjave në Cmimin e Rusisë me 15 vende më poshtë nga ai që do të sigurojë në provat kualifikuese. Arsyeja është se McLaren ndërroi plotësisht motorin e makinës së belgut për shkak të problemeve të shfaqura në njësinë e fuqisë MGU-H. Edhe pse u përpoqën shumë, pjesëtarët e stafit teknik të skuderisë britanike nuk mundën dot ta riparojnë motorin duke u detyruar që të marrin këtë vendim për ndërrimin e plotë të tij që solli edhe këtë penalizimi për McLaren.