Kush dëshiron të shkojë në Cardiff për të parë finalen e Ligës së Kampioneve duhet të mendohet mirë. Tashmë në kryqytetin uellsian kanë nisur përgatitjet për sfidën e madhe të ngjarjes më të rëndësishme për klube në Kontinentin e Vjetër ku më fatlumët janë pikërisht drejtuesit e Hoteleve apo ata qw zotwrojnw struktura të tjera strehuese të cilët kanë përfituar nga rasti për të rritur cmimet e dhomave apo apartamenteveve me 2000%. Mësohet se cmimi i një dhome në Student Village Newport që është 20 km larg Cardiffit, ka arritur deri 789 Euro, ndërkohë që në një ditë normale ajo nuk kushton më pak se 59 Euro. Po kështu për të marrë një apartament me 6 dhoma gjumi me qera duhet të paguash të pak më shumë se 4000 Euro, ndërkoh që kushton edhe qëndrimi në një tendë vlera e së cilës arrin deri në 2000 Euro.