Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi që pritet të ndodhë javën e ardhshme; këtë vit Italia do të presë 2 gara të Formula 1. menjëherë pas Cmimit të Madh të Monzës në 6 shtator pritet të zhvillohet një garë në Mugello që do të quhet Cmimi i Madh i Toskanës. Kjo garë do të mbahet në 13 shtator ku Ferrari do të festojë garën e tij të 1000 në Formula 1.
Impianti që është në pronësi të markës së njohur të automobilizmit italian ka marrë mbështetjen e plotë të rajonit të Toskanës për zhvillimin e këtij Cmimi të Madh. Vetë Ferrari ditën e martë pati mundësinë të kryejë disa xhiro me makinën SF71H për të stërvitur pilotët e tij Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel pas një pauze të gjatë të shkaktuar nga pandemia coronavirus duke provuar në të njëjtën kohë edhe protokollet e sigurisë sanitare që do të fillojnë të zbatohen në Austri.
Edhe në këtë rast do të përcaktohet një protokoll mes Rajonit të Toskanës, Bashkisë Scarperia dhe asaj të Firenzes, qyteti ku ndodhet pista e Mugellos, falë së cilës do të akordohet edhe një kontribur financiar që do të mundësojë mbulimin e një pjese të kostove organizative të garës së nëntë të këtij sezon të cuditshëm të Botërorit të Formula 1. Ashtu sikurse edhe ndalesat e tjera në kalendar, edhe gara në Mugello do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
sfidanti.al