Ljuis Hamikton konfirmohet si piloti me i shpejte ne provat e lira te Çmimit te Madh te Kines ne Boterorin e Formula 1. Pasi shkelqeu ne sesionin e pare te ketyre provave, britaniku i Mercedes dominoi edhe sesionin e dyte teksa e pershkoi pisten e Shangait me kohen 1 minute 33 sekonda e 482 te mijtat.
Shume prane tij ishte Kimi Raikonen me Ferrari qe konfirmoi vendin e dyte me vetem 7 te mijtat me shume se Hamilton, nderkohe qe podiumin virtual e ploteson piloti tjeter i Mercedes, Valteri Botas me 1 minute 33 sekonda e 515 te mijtat. Ne vendin e katert gjendet Sebastian Fetel qe fitoi 2 pozicione ne krahasim.me sesionin e pare te ketyre provave te lira.
Pas Ferrarit te gjermanit gjenden 2 pilotet e Red Bull, Maks Vershtapen dhe Daniel Ricciardo.
Sfidanti.al