Formula 1, ne Austri triumfojne Red Bull e Vershtapen

Red Bull fiton ne shtepine e tij, ne Austri ne ndalesen e radhes se Boterorit te Formula 1. Dhe kete e ben me ane te holandezit Maks Vershtapen qe regjistroi fitoren e tij te pare sezonale.  Pas holandezit u renditen dy makinat Ferrari Kimi Raikkonen dhe Sebastian Fetel.

Ishte nje fundjave ku kokekuqja italiane ishte me ne veshtiresi nderkohe qe Mercedes dukej shume i favorizuar. Por ngjarjet ne gare shkuan krejtesisht ndryshe. Vershtapen ishte ai qe kaloi vijen e finishit i pari duke lene pas Kimi Raikonen ne vendine dyte dhe Sebastian Fetel.

Kokekuqja italiane perfitoi edhe nga problemet mekanike qe paten Botas dhe Hamilton per te pushtuar podiumin, nderkohe qe finlandezi dhe britaniku u detyruan te braktisin garen. Te njejtin fat me ata te Mercedes pati edhe piloti tjeter i Red Bull, Daniel Riçardo, edhe ky i terhequr.

Pas kesaj gare, kreun ne renditjen e pergjithshme e merr serish Sebastian Fetel qe shkon 1 pike me shume se Hamilton.

Sfidanti.al