Shkëmbim i dhjetëvjeçarit: Ronaldo te Junajtidi, Lukaku te Reali?

Reali i Madridit ka shumë mundësi që ta pranojë ndarjen me yllin e vet më të madh, Kristiano Ronaldo, që do të mund të kthehej kështu, gjatë verës, në “Old Trafford”. Por, klubi “mbretëror” do të kërkojë si shkëmbim Romelu Lukakun, një lojtar robust që aktualisht ndodh në Rusi në përbërje të përfaqësueses belge, ndërsa luan me Mançester Junajtidin. Ronaldo është 33 vjeç dhe duket se ndodhet pranë kthimit në ish-klubin e tij, duke qenë se ai është i pakënaqur nga presidenti i Realit, Florentino Perez, që nuk iarriti atij pagën vjetore. Kërkesat e Ronaldos janë të mëdha edhe për kushtet e klubit madridas, ndërkohë që ai ka arritur në një “moshë të madhe”, por, sidoqoftë, ai vazhdon të luajë në nivel të lartë dhe Junajtidi i do shërbimet e tij, qoftë edhe në aspektin e marketingut.

Trajneri i ri i Realit të Madridit, Hulen Lopetegi, synon që ta rinojë ekipin, duke bërë një revolucion të llojit të vet, ndërsa, në radhë të parë, ai do që të sigurojë shërbimet e Lukakut që po luan shkëlqyeshëm në Botëror me Belgjikën, ndërsa ka shënuar edhe katër gola.

Në rast se ndodh shkëmbimi i mësipërm, atëherë, me siguri qëky do të jetë shkëmbimi i dhjetëvjeçarit në futbollin evropian. Por, për ta realizuar atë, duhet të pyetet edhe trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo.

Sfidanti.al