Ditën e hënë u bë prezantimi i makinës, ndërsa këtë të martë u bë testimi I parë ose më mirë të themi filming day. Atij që i takoi të pagëzojë pistën ishte Lando Norris që është në sezonin e tij të tretë te skuadra ‘papaya’ dhe që këtë vit do të ketë një sfidë të brendshme me Daniel Ricciardon. Australiani që vitin e kaluar u rendit në vendin e pestë, në 2021 do të kërkojë që të jetë në podium,
Debutimi i McLarenit të ri në Silversonë u bë në pistë të lagur me Norris që doli nga bokset në paraditen e kësaj të marte me 21 vjecarin që së bashku me Ricciardon pritet të formojnë një dyshe eksplozive me të cilët McLaren do të kërkojë që edhe këtë sezon të renditet në vendin e tretë për konstruktorë dhe ndoshta ta përmirësojë këtë rezultat.
Por për ta bërë këte duhet një makinë fituese dhe ky është misioni I Norris dhe Ricciardos; t’i dhurojnë McLarenit një sukses që mungon që nga gara e fundit e Botërorit të 2012 kur Jenson Button fitoi Cmimin e Madh të Brazilit.
Sfidanti.al