Nga fusha në serrë, Luigi Sartor në arrest shtëpie për kultivim marijuana

Nga fushat e futbollit te një serrë marijuana. Kjo është parabola e Luigi Sartor. Sipas të Gazzetta di Parma, ish futbollisti i Juventusit, Interit, Romës dhe Parmës është në arrest shtëpi pasi u zbulua se kultivonte 106 bimë marijuanë pranë një banese të braktisur në Lesignano Palmia, një zonë e vogël në Parmense.

Ish futbollisti që të premten festoi 46 vjetorin e lindjes u kap në flagrancë me një bashkëpunëtor teksa po kujdesej për një kultivim për 2 kg lëndësh narkotike. Agjentët e policisë  shkuan në serrë pas hetimeve të kryera pas një kërkese të pazakontë për dyfishimin e fuqisë së një kontatori të një banese që në dukje ishte e braktisur nga e cila vinte një aromë e fortë marijuane

Të njëjtën aromë, policia e ndeshi edhe në makinën e ish futbollistit gjatë një kontrolli rutinë. Gjatë marrjes në pyetje nga Gjykatëse Beatrice Purita, Luigi Sartor preferoi të mos përgjigjej dhe ai tani është në arrest shtëpie. Në vitin 2011 ish futbollisti pati sërish probleme me drejtësinë teksa u përfshi në një cështje të trukimit të ndeshjeve të hapur nga Prokuroria e Kremonës dhe hyri në burg. Hetim, që për Sartor u mbyll në 2019 me arkivimin e cështjes dhe heqjen e akuzës për bashkëpunim në krim nga Gjykata e Bolognas.

Sfidanti.al