Formula 1, McLaren prezanton makinën e re në 15 shkurt

Në 15 shkurt McLaren do të bëjë prezantimin e makinës së re për  Botërorin e Formula 1 të vitit 2021. Skuderia e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter dhe mezi pritet që të bëhet kjo ceremoni pasi makina MCL35M do të pësojë një ndryshim të rëndësishëm pas kalimit nga Renault te Mercedes përsa i përket motorit. Pas vendit të tretë në kampionatin e vitit të kaluar, McLaren pret që të vijojë në këtë rrugë me dyshen e pilotëve të formuar nga Lando Norris dhe Daniel Ricciardo me australianin që mori vendin e Carlos Sainz që kaloi te Ferrari.

Të mërkurën, McLaren ndezi makinën e parë për herë të parë duke zbuluar zhurmën e motorit të ri. Skuderia angleze është e dyta që bëri të ditur datën e prezantimit të makinës pas Alfa Romeo që zbuloi se do të prezantojë makinën e saj në 22 shkurt. Botërori i këtij viti në Formula 1 do të nisë në 28 mars me Cmimin e Madh të Bahreinit, pas shtyrjes së garës së Australisë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sfidanti.al