PSG nuk është kundër largimit nga kampionati francez

Superliga Evropiane po bëhet cdo ditë e më shumë një realitet. Humbjet financiare të shkaktuara nga pandemia coronavirus detyroi klube të ndryshëm që të rimendojnë të ardhmen e tyre brenda kampionateve respektive dhe të propozojnë  krijimin e një turneu që do të rriste ndjeshëm të ardhurat e fuqive të mëdha të futbollit evropian

Një prej këtyre fuqive të mëdha. Paris Saint Germain është pozicionuar në favor të largimit nga Ligue 1 për të zhvilluar Superligës. Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, klubi kampion i Francës dëshiron të lërë futbollin francez të cilin e konsideron jo të barabartë dhe një kompeticion të keqadministruar nga drejtuesit.

Mundësia për të parë PSG jashtë Ligue 1 është një hipotezë që po merr gjithnjë e më shumë formë. Skuadra nënkampione e Evropës është një prej 15 klubeve që po nxisin krijimin e Superligës, një turne ku 15 skuadra do të marrin pjesë rregullisht në të cdo sezon, ndërsa 5 të tjera do të vijnë nga kualifikimet. Finalja e turneut do të kluhet me playoff dhe 6 ekipet e para do të sigurojnë të ardhura 350 milionë Euro, një shifër që tundon shumë PSG që ka fituar 7 nga 9 titujt në Ligue 1.

Sfidanti.al