Nico Rosberg po e shijon në mënyrën më rë mirë ‘pensionin e artë’ të tij. kampioni i botës në fuq në Formula 1 që është tërhequr nga ky kampionat ditët e fundit ka përfituar nga rasti duke udhëtuar drejt Los angelesit në SHBA për t’i bërë një vizitë skuadrës së Manchester United që po kryen turin veror në Qytetin e Ëngjëjve të Kalifornisë. Më këtë vizitë, Rosberg njohu personalisht trajnerin Jose Mourinho me të cilin bëri edhe një foto që e publikoi në Instagram si dhe me disa prej futbollistëve të Djajve të Kuq me këta të fundit që i dhuruan edhe një fanelë me nr.6, numri që Rosberg mbante në makinën e tij në kohën kur ishte ende pjesë e Formula 1
sfidanti.al