E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez debuton si modele duke pozuar për kopertinën e revistës ‘Woman’ të muajit gusht. 22 vjecarja është fotografuar nga Santiago Esteban duke nisur kështu karrierën e saj në fushën e modelingut me agjencinë ‘Uno Models’. Rodriguez e cila është shtatzënë, gjë që u konfirmua edhe nga vetë Ronaldo, u bë protagoniste e një reportazhi të kësaj reviste, pjesë e të cilit është edhe një intervistë e saj ku Georgina tregon disa nga sekretet e saj dhe një prej tyre është profesioni i saj i balerinës. ‘Vallëzimi është pasioni im dhe unë nuk e konsideroj një saktificë-u shpreh Georgina-por është e vërtetë që ky profesion më ka bërë edhe një person shumë të disiplinuar’.
sfidanti.al