Floid Mejuedhër; tjetër ndeshje ekzibicioni për 10 milionë Dollarë.

Paraja shkon te paraja. Këtë frazë e respekton mjaft mirë Floid Mejuedhër i cili do të zhvillojë një tjetër ndeshje ekzibicioni boksi në muajin korrik. Do të jetë një ndeshje me 3 raundë nga i cili boksieri amerikan do të përfitojë 10 milionë Dollarë. Nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari i Mejuedhër, pasi janë shumë emra që qarkullojnë në këtë pikë.

Vetë Mejuedhër theksoi se do të ndeshet me një ish boksier japonez, por pa ia përmendur emrin që shpresohet të mësohet në javët në vazhdim kur e gjithë kjo histori të jetë pak më e qartë. Vlen të kujtohet se vetëm para pak javësh, Mejuedhër fitoi 9 milionë dollarë nga ndeshja me Tenshin Nasukava

Me siguri të gjithë bëjnë pyetjen se përse Mejuedhër nuk dëshiron të zhvillojë një ndeshje të vërtete me 12 raunde si në kohët e vjetra. Dhe duket se arsyeja është pikërisht mosha e tij. mejuedhër është 41 vjec dhe është i ndërgjegjshëm se nuk është i mëparshmi kështu që i duhet të ruajë integritetin e tij fizik.

sfidanti.al