Ozil bën Arsenalin me ‘dhimbje koke’; nuk dëshiron largimin nga Topçinjtë

Mesut Ozil bën me dhimbje koke stafin teknik të Arsenalit. Mesfushori turko-gjerman duket se nuk ka ndërmend të lërë skuadrën londineze edhe pse trajneri Unai Emeri ia bëri të qartë se nuk e ka në planet e tij dhe se dëshiron që futbollisti të gjejë një skuadër tjetër.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, Ozil u kërkua nga Paris Sën Zhermeni gjatë merkatos së muajit janar me francezët që kërkonin  të zëvendësonin Nejmarin e dëmtuar, por ozil e tha qartë se nuk kishte ndërmend të lërë Arsenalin me këtë formulë.

Mësohet se Ozil e ka në konsideratë mundësinë e largimit të tij në drejtim të një skuadre tjetër Evropiane gjatë muajve të verës , por kjo do të ndodhë vetëm nëse oferta që do t’i bëhet do të jetë interesante, ndërkohë që ai e përjashton në mënyrë kategorike transferimin e tij në kampionatin kinez të futbollit.

sfidanti.al