‘Kam marre dhe kam bere gjera per te cilat pendohem-keshtu eshte shprehur Jan Ulrih ne nje interviste per te perditshmen gjermane ‘Bild’. Kampioni i Turit te Frances ne 1997 gjithcka e nisi me historine e arrestimit te tij perpara disa ditesh ne Majorka per agresion ndaj regjisorit Til Shvajger dhe hyrjen pa leje ne shtepine e tij.
‘Bera thirrjen time dhe duke pare qe nuk me degjoi njeri vendosa te hyj-tregon Ulrih-ishte nje mik i Shvajger qe humbi kontrollin. Tentoi te me godase me shkelm por e evitova. Pastaj erdhi policia’.
Ulrih qe ne 1999 fitoi Vuelten e Spanjes tregoi se ndarja nga bashkeshortja ndikoi shume me sjelljen e tij. ‘Ndarja nga Sara dhe largesia me femijet e mi qe nuk i shoh qe per Krishtlindje me bene qe te marr gjera e te kryej veprime per te cilat pendohem. Tani po kurohem, per dashurine qe ndjej per ta’.
Sfidanti.al