Aksel Vitsel braktis aventuren kineze per t’u kthyer ne futbollin evropian. Sezonin e ardhshem, belgu do te jete ne Bundesligen gjermane pasi do te jete pjese e Borusia Dortmund. Kjo e fundit pagoi klauzolen prej 20 milione Euro te kontrates se futbollistit me Tianxhin.
Vitsel qe me Belgjiken fitoi medaljen e bronzte ne Boterorin e Rusise, firmosi me klubin gjerman nje kontrate 4 vjeçare deri ne vitin 2022.
‘Objektivi im ishte qe pas kupes se Botes te lija Kinen per t’u kthyer ne Evrope-ishin fjalet e para si futbollist i Borusias se Dortmundit te Vitsel-Jam i lumtur dhe krenar qe do te luaj me Borusia Dortmund. Pas bisedimeve te para nuk m’u desh te mendohesha shume, kjo sepse Borusia Dortmund eshte nje prej ekipeve me te mira ne Evrope. Mezi pres te filloj punen’.
Sfidanti.al