Risia ne Serie A, sistemi VAR edhe ne ekranet e medhenj te stadiumit

Vendimet e sistemit VAR  do te shfaqen edhe ne ekranin e madh te stadiumeve te Serise A duke nisur qe nga sezoni 2018/2019. Ky eshte vendimi i marre nga drejtuesit e Lega Calcio ne Itali qe theksonte gjithashtu se episodet qe do te verifikohen do te transmetohen ne ekranet e medha vetem pasi arbitri ta kete marre vendimin dhe kur loja te jete e nderprere.

Po keshtu eshte vendosur qe te lejohet shfaqja e imazheve ekskluzive te lojes ne ekranet e medha te impianteve gjate zhvillimit te ndeshjeve te kampionatit.

Sfidanti.al