Kater gara deri ne perfundim te Boterorit te Formula 1, edhe kater gara ne bordin e Ferrarit per Sebastian Vettel qe vitin tjeter do te garoje me skuadren e Aston Martin, qe aktualisht eshte Racing Point. Por per gjermanin qe e zyrtarizoi largimin nga Kokekuqja italiane nuk do te jete aspak e lehte qe ta lere ate.
‘Do te me mungoje, kam qene tifoz qe kur isha femije-tha Vettel-do te jete nje sfide e madhe te arrij ne nivelet me te larta me Aston Martin’.
Ne gjashte sezone me Ferrarin, Vettel ka marre pjese ne 114 gara, duke arritur 14 fitore duke iu dhuruar emocione te gjithe tifozeve gjate eksperiences se tij italiane.
‘Mendoj se eshte si fundi i cdo raporti-tha Vettel-do te me mungojne personat, shpirti, legjenda Ferrari. Kam qene tifoz qe kur isha femije i frymezuar nga Schumacher. Lajmi i mire eshte qe do t’i shoh disa prej tyre rregullisht vitin tjeter edhe pse ne nje menyre tjeter’.
Vettel qe ne korrik do te festoje 33 vjetorin e tij, e pret nje aventure e re, ajo me Aston Martin.
‘Ne janar-shkurt do te perfshihem te projekti dhe duhet te sigurohem se i kam kuptuar gjerat qe duhen kuptuar perpara se te nisin testet per garat’.
Sfidanti.al