Mançini e tepron, Kovidi e detyron të thërrasë “gjithë Italinë” në kombëtare!

Sesa punë po prish kjo epidemi, këtë e kemi mësuar, por çdo ditë marrim njoftime të reja. i fundit prej tyre ishte që trajneri i Italisë, Roberto Mançini thirri “gjithë Italinë” në kombëtare nga frika e problemeve që mund t’i sjellë koronavirusi. Në listën e Mançinit janë 41 lojtarë, ndërsa futbollistë të Xhenoas, Fiorentinës, Interit, Lacios, Romës e Sasuolos janë në vetëizolim pikërisht për shkak të Kovid 19-ës. “Ata do të bashkohen me kombëtaren vetëm në marrëveshje me autoritetet shëndetësore”, – shprehet Federata Italiane e Futbollit, e cila duhet të tregohet e kujdesshme pas skandalit që shpërtheu tek Lacio.

Edhe vetë Mançini është i izoluar në shtëpinë e tij në Romë pasi doli pozitiv me Kovid të premten. Në listë janë Pesina i Atalantës, Kalabria i Milanit, ndërsa Soriano i Bolonjës kthehet në ekip pas 4 vjetësh. Italia ndeshet të mërkurën në shtëpi me Estoninë, ndërsa ka ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Polonisë po në shtëpi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Sfidanti.al