Ish-ylli i NBA-së, Parker: Qeveri na ndihmo, basketbolli po vdes!

Ka qenë lojtar i madh dhe llogarinë bankare e ka po aq të madhe sa edhe emrin që ka fituar nga sporti. Gjithsesi, as një i tillë si Toni Parker, ish-ylli i San Antonios në NBA, tmerrohet përpara epidemisë së koronavirusit, ndonëse jo për fatin e tij apo të familjes. Parkeri shqetësohet për basketbollin në Francë, duke qenë pronar i klubit të Asvelit të Vijurbanit, një emër i shquar i koshit europian. “Qeveria franceze duhet të na ndihmojë sepse jemi duke vdekur, – komentoi Parkeri, duke iu referuar krizës financiare të shkaktuar nga epidemia, – është vetëvrasje të vazhdojmë të luajmë pa tifozë ose me vetëm 1 000 të tillë”. Parkeri duhet ta dijë se qeveria mund ta ndihmojë basketbollin vetëm duke përdorur taksat, dhe logjike do të ishte që të takohej “rëndshëm” pikërisht ai, ose të paguante paratë e tij në klub pa qenë nevoja që të jepte taksa në shtet.

Sfidanti.al