Maradona mbetet në spital, problemi është mospërdorimi i alkoolit

Pas operacionit për heqjen e masës së gjakut të mpiksur në tru, Diego Armando Maradona do të mbetet në spitalin e Olivos të paktën deri të hënën. Ai që e konfirmoi ishte  mjeku personal i kampionit argjentinas, Leopoldo Luque. ‘Jemi të sigurt që Diego do të qëndrojë i shtruar deri të hënën-tha Luque për gazetarët-kur një pacient vuan nga sindroma e mungesës së dickaje, e trajtojmë, nuk e lejojmë të largohet. Diego nuk ishte dakord, por këmbëngulëm dhe tani e shohim të përmirësohet. Ideja është që ai që të qëndrojë në spital deri sat ë plotësohet procesi që ndryshon nga njëri pacient te tjetri’.

Por nëse nga njëra anë vijnë lajme lehtësuese përsa i përket progreseve konstante të gjendjes së Maradonës pas operacionit, nga ana tjetër rishfaqet spektri i varësisë nga alkooli. Ai që foli për këtë ishte Alfredo Cahe, ish specialist që kuroi Maradonën për një dekadë në momentin më të vështirë të El Pibe De Oros

‘Gjendja e tij aktuale të kujton shumë atë kur u detyrua të shtrohej në spital në Kubë për t’u dizintoksikuar nga kokaina-tha Cahe i shqetësuar-Maradona e ka zëvendësuar drogën me alkoolin. Kështu është i pamenaxhueshëm’

Konfirmimi i këtyre fjalëve vjen dhe nga buletini i fundit mjekësor i spitalit. ‘Pacienti po ecën mirë dhe nuk paraqet probleme në nivel neurologjik, gjithsesi Maradona ka shfaqur momente konfuzioni dhe simptoma që të cojnë të mendoj për një krizë të mungesës së dickje dhe këtu ndër të tjerat përfshihen edhe ndryshimi i shpeshtë i humorit të shoqëruar me  zemërim’

Arsye këto, që pavarësisht dëshirës së legjendës së futbollit argjentinas, Maradona do të mbetet i shtruar në spital të paktën deri ditën e hënë dhe për fundjavën nuk është parashikuar të dalë ndonjë bulletin të ri mjekësor.

Sfidanti.al