Fernando Alonso nuk dorëzohet përsa i përket garës së ‘Indy 500’ ku do të garojë përsëri në vitin 2019. Piloti spanjoll vendosi të qëndrojë te Meklaren me të cilën do të marrë pjesë në këtë eveniment që do të mbahet në datën 26 maj të vitit të ardhshëm. Alonso është ende në ndjekje të së famshmes ‘Triple Croën’ pas suksesit në Cmimin e Madh të Monakos në F1 në 2006 e 2007 dhe garës së 24 Orë të Le Mansit.
Në vitin 2019, Fernando Alonso është i lirë pasi nuk do të jetë në Botërorin e Formula 1 dhe tani është duke parë drejt sffidave të reja duke qenë ende pjesë e Meklarenit.
‘E kam bërë të ditur prej kohësh dëshirën time për të fituar ‘Triple Croën’ dhe përjetova një eksperiencë fantastike në Indianapolis në 2017-tha Alonso-e dija se nëse do të ekzistonte mundësia, do të kthehesha dhe jam shumë i lumtur që do ta bëj këtë sërish me Meklarenin. Jam shumë i kënaqur që kjo skuadër vendosi të vijojë bashkë me mua. Është një garë e vështirë, do të jetë një sfidë e madhe, por ne jemi pilotë dhe garojmë për këtë arsye’.
sfidanti.al