Aventura me Kievon mbyllet shpejt; Ventura jep dorëheqjen

Mbyllet shumë shpejt aventura e Xhanpiero Venturës në drejtimin e Kievos. ish trajneri i përfaqësueses italiane dha dorëheqjen nga detyra e tij pas barazimit 2-2 që skuadra veroneze arriti ndaj Bolonjës. Ventura u rikthye të bëjë profesionin e trajneritdisa muaj pas largimit nga kombëtarja italiane me të cilën dështoi në kualifikueset e botërorit të rusisë të këtij viti.

Me kthimin e tij gjërat për Kievon nuk ndryshuan pasi veronezët vijuan me serinë e rezultateve negative në kampionatin italian. Në fund të sfidës me bolonjën, ventura foli përpara futbollistëve në dhomat e zhveshjes duke dhënë edhe dorëheqjen e tij. Kievo që ishte ndëshkuar me 3 pikë penalizim, pas këtij barazimi është në vendin e fundit në klasifikimit pa asnjë pikë.

sfidanti.al