Problemet te Bajerni, Hënes paralajmëron revolucion për sezonin e ardhshëm

Bajerni po përjeton një sezon jo shumë të mirë në Bundesligën gjermane dhe kjo u pa edhe në Klasiken me Borusian e Dortmundit ndaj të cilës kampionët në fuqi humbën 3-2 duke qenë 2 herë në avantazh gjatë atij 90 minutëshi. Pak orë pas përfundimit të sfidës, presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes analizoi situatën e skuadrës bavareze që ka fituar vetëm 2 nga 5 ndeshjet e fundit dhe tani është 7 pikë larg Borusias së Dortmundit që kryeson klasifikimin, duke përcuar qetësi.

‘Ishte një ndeshje fantastike-tha Hënes-sigurisht që dhemb kur sheh skuadrën që humbet duke qenë dy herë në avantazh dhe rezultati 3-3 do të ishte më i drejtë. Por unë jam i kënaqur me punën e bërë nga skuadra. Kjo ndeshje tregoi se jemi në rrugën e duhur’.

Përsa i përket lëvizjeve në merkato, Hënes deklaroi se Bajerni i mynihut do të ndërmarrë këtë hap në muajt e verës së ardhshme.

‘Nuk do të bëjmë asnjë lëvizje në merkaton e janarit-shtoi hënes-e dimë që në Krishtlindje do të na ktheher Koman, ndërsa Tiago pritet të jetë sërish në fushat e lojës pas 2-3 javësh. për më tepër Tolisso do të jetë gati për sezonin tjeter. nuk besoj se trajneri do të ketë probleme për të konfiguruar një skuadër të mirë. vitin tjetër, padyshim që do të bëjmë blerje. Kur të hapet merkatoja e transferimeve do të bëjmë ndryshime të rrënjësishme’.

sfidanti.al