Familja shiti avionin për të paguar shpenzimet për kurimin e Shumaherit

Familja e Mihael Shumaherit vendosi që të shesë avionin privat me vlerë prej 34,4 milionë euosh dhe një pronë luksoze me vlerë prej 2,8 milionë euosh në Trisla, në veri të Oslos së Norvegjisë, që të paguajë shpenzimet për kurimin e tij.

Sikurse dihet, shtatë herë kampioni i botës, Mihael Shumaher, ka rënë duke bërë ski dhe ndodhet prej disa kohësh në gjendje gjysmë koma, pasi ka pësuar një tronditjë të madhe të trurit. Fillimisht, ai u shtrua në spitalin e Grenoblit, kurse që andej u dërgua në një klinikë të specializuar, kurse, tani, po kurohet në kushte shtëpie. Familja e ka vendosur Mihaelin në një vilë pranë Liqenit të Gjenevës në kushtet e një ambulance shtëpie moderne.

Shumaheri ende nuk mund të flasë dhe as të lëvizë në mënyrë të pavarur, por, sikurse thuhet, ka momente, kur ai është i ndërgjegjshëm dhe mund të komunikojë me njeëzit përreth. Sidoqoftë, të gjithë informacionat janë jozyrtare, pasi familja e tij e ruan me rigorozitet të madh privatësinë e tij.

Sfidanti.al