Megjithëse ai është pronar i Celsit, tajkuni (pasaniku) rus, Roman Abramoviç, vendosi që ta ndihmojë, në mënyrë suplementare, klubin e vet, duke blerë kartën sezonale VIP me vlerë prej 1 (një) milion sterlinash për të hyrë në stadiumin “Stemford Brixh”.
“Të ardhurat e klubit kontrollohen plotësisht nga Abramoviçi. Është një nder i madh për neve që ai bleu paketën e biletave VIP që të shohë ndeshjet në stadiumin tonë gjatë të gjithë sezonit. Këtë ai e bëri, duke paguar çmimin e tregut që mund ta blejë çdokush”, njoftoi klubi i Celsit.
Sfidanti.al