Deklarata e Serxho Markiones përpara pak kohësh duke kërcënuar me largim të Ferrarit nga Botërori i Formula 1 për shkak të rregullave për motorë në vitin 2021 nuk i ka lënë aspak indiferentë drejtuesit më të lartë të Formula 1. Pas Çejs Kerit, i erdhi radha Ros Braunit që të thotë fjalën e tij në lidhje me këtë cështje duke deklaruar se FIA do të jetë e hapur ndaj propozimeve të Kokëkuqes Italiane në lidhje me këtë cështje
‘Ndoshta duhet të kishim prezantuar në një mënyrë tjetër të rejat përsa i përket vitit 2021-tha Braun për BBC-nuk e prisja një reagim të tillë. E pranoj se për Ferrarin apo Mercedes ka shumë rëndësi të thonë :’Ky është motori ynë’. Na duhet të bisedojmë me ata që nuk janë dakord dhe të kuptojmë pikët që na bashkojnë dhe ato që na ndajnë. Jemi gati të dëgjojmë propozimet e të gjithëve nuk jemi të lidhur me vetëm një mënyrë pune për zhvillimin e makinave. Nëse dikush ka një sugjerim më të mirë për kufizimin e kostove dhe rritjen e spektaklit atëherë ta shprehë atë’
sfidanti.al